Në gamën tonë të gjerë të produktit ka një zgjedhje për të gjitha moshat, dhe është e përkryer për të gjithë ata që ndjekin trendin global të përdorimit të produkteve natyrore.
APIMELL DR.BACHEFF është kompani farmaceutike maqedonase e specializuar për prodhimin e preparative natyrore me propolis dhe vajra eterike. Asortimenti ynë, i krijuar gjatë 25 viteve të veprimit, përfshin:
- Barëra bimore
- Shtesa të ushqimit
- Preparate kozmetike
Në paletën tonë të gjërë të prodhimeve ka zgjedhje për të gjitha moshat, dhe është e përkryer për ata që e ndjekin trendin global të përdorimit të preparateve natyrore..
Duke besuar fuqimisht në fuqinë magjike të propolisit dhe prodhimeve të bletës, u specializuam vetëm në këtë drejtim, të sigurtë se besimi i konsumatorëve tanë nuk do të tradhëtohet asnjëherë. Pozitën tone të fuqishme në treg e arritëm duke u përmbajtur në faktin se çdoherë udhëhiqemi sipas parimit „Kualitet kulmor dhe asgjë më pak“.
Nëpërmjet organizimit të trajnimeve educative të bletarëve dhe shoqatave të bletarëve nga të cilat e blejmë materialin esencial, propolisin e papërpunuar, përpiqemi që ta ngritim nivelin e kualitetit dhe kuantitetit në të gjithë nivelet e prodhimit. Ky është shkaku pse ne vazhdimisht hulumtojmë dhe bëjmë mbikqyrje të risive në bletari.
Gjatë gjithë këtyre viteve të zhvillimit dhe përparimit i shfrytëzojmë shërbimet e ekspertëve eminentë të profileve medicinale, farmaceutike, veterinarike dhe teknolgjike, të cilëve u falënderohemi përzemërsisht.
Dëshmia më e madhe për punën dhe përkushtimin tone janë komentet pozitive të konsumatorëve tone të respektuar, të cilët janë pikënisja e drejtimit të politikave zhvillimore në të ardhmen.
Filluam me zhvillimin e bletarisë dhe e ringjallëm fermën tone të bletëve me çka e rritëm asortimentin me disa prodhime të reja, para së gjithash me mjaltin, garanca dhe kualiteti i të cilit do të përfaqësojë brendin dhe shenjën APIMELL Dr.Bacheff.
Jemi të hapur për pyetje dhe sugjerime.