Proacne Lotion

Proacne Lotion është një përgatitje kozmetike për kujdesin e lëkurës së fytyrës dhe trupit.

1Përshkrim

Veprimi:

Proacne përdoret si tomik për pastrimin e lëkurës para përdorimit të kremës Proakne.E heq shtresën sipërfaqësore të lëkurës e liron kanalin pilosebacelik të gjëndrave yndyrore i heq luspat yndyrore dhe tepricën e yndyrëryve të lëkurës, dhe njëkohësisht lëkurën e bën të ndjeshme dhe të njomë.

Kundërindikacione: Preparatin nuk duhet ta përdorin persona të ndjeshёm ndaj përbërësve të losionit. Në rast të ndjeshmërisë ndaj preparatit ose të ndonjërit të përbërësve të tij, ndërpriteni përdorimin dhe konsultoheni me dermatolog.

Mënyra e përdorimit: Me pambuk për veshë pastrojeni sipërfaqen e lëkurës, lëreni që të thahet dhe aplikoni kremën Proakne. Përdoret para dhe pas depilimit ose rruajtjes dy herë në ditë, dhe sipas nevojës edhe më shpesh.

SHËNIM: Në pëlhura lë shenja që hiqen vështirë.

2Përbërja
Alkool, ujë, Propolis, Calendula Officinalis, Propilen glikoli, Nenexhik (nane) ekstrakt i anisit, Juniperus Communis
3Afati i përdorimit :
Afati i përdorimit është shtypur në anën e jashtme të ambalazhit.
4Paketimi
Shishe qelqi 50ml.
5Ruajtje
Preparati ruhet në temperaturë të dhomës. Ruajeni preparatin larg qasjes së fëmijëve.