PËRPJEKJE TERAPEUTIKE ME SPREJ ANGI NGA PROPOLISI

  • Lingva villosa nigra është sëmundje kronike me remisione dhe përkeqësime të kohëpaskohshme. Karakterizohet me hipertrofi, hiperkeratozë dhe ngjyrim verzikolor ( zakonisht kafe të errët) të papilave filiforme të gjuhës. Faktorët etiologjikë janë ngacmimi kromik me prejardhje endogjene (infeksion bakterial dhe me Candida) ose ekzogjene (irritues kimikë ose fizikë). Prezantojmë rast të studentes 22-vjeçare e cila nuk pi alkoool dhe cigare. Sëmundjen e ka hetuar para një viti. Në çastin e kontrollit – me pasqyrë klinike të përshkruar më lartë.
  • Pacienten e trajtuam me sprej Proangi me dy der tre stërpikje në ditë gjysmë ore para ushqimit. Terapia gjatë 10 ditëve rezultoi me tërheqje të ndryshimeve. Në 6 muajt vijues nuk është shënuar recidiv.
  • Përfundim :  Karakteristikat farmako-dinamike të propolisit, si substance aktive të sprejit Proangi i përfshijnë specie nozologjike të parashikuara si shkaktarë të sëmundjes. Andaj, rezultati i fituar është edhe teoretikisht edhe praktikisht i pritur.

Para

Pas