Proaftol

PROAFTOL është një kombinim i propolis dhe vajra esenciale që kanë një numër më të madh të efekteve farmakologjike. Produkti është një mjet efektiv për zgjidhjen e problemeve me aphtha.

1Përshkrim

Çka paraqet proaftol dhe për çka përdoret:

Proaftoli është prodhim kufitar që është i destinuar për zbutjen e simptomeve gjatë afteve, gingivitit, stomatitit, alveoliteve, erozioneve me etiologji infektive dhe joinfektive, plagëve dekubitale dhe nga rëntgeni. Proaftol paraqet kombinim të propolisit dhe disa vajrave eterike që kanë veprime të shumta farmakologjike. Komponenetet përbërëse të Praftol-it kanë veprim baktericid kundrë një numri të madh të bakterieve (kryesisht gram-pozitive), pastaj veprime antivirale (Virusit herpesk simplex dhe virusit A2 të gripit) veprime antiseptike, anestetike dhe antioksidative të cilat janë të forcuara me prezencën e anestetinit.

Çka duhet të dini para se ta përdorni proaftol-in

Mos e përdorni proaftol-in е: -nëse jeni alergjikë (hipersenzitivë) në ndonjërën nga përbërësit

Përdorimi i proaftolit me ushqim dhe pije Mos merret ushqim ose pije të paktën 15 minura pas aplikacionit. Konsultoheni me mjekun tua j ose me farmacistin para se të merrni proaftol. Proaftol nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë.Mjeku juaj do të vendosë nëse përdorimi i tij është i nevojshëm. Përdorimi i Praftolit gjatë gji-dhënies është i sigurtë. Ndikimi në aftësinë për vozitje dhe punë me makine Proaftol nuk e zvogëlon aftësinë për menaxhim me automjete ose punën me makina.

Marrja me ilaça tjera: Proaftol nul guxon të kombihohet me preparate të cilët përmbajnë Metrolnidazol. 3. Mënyra e përdorimit: Para përdorimit rregullojeni këndin e dëshuria në aplikator, drejtoheni kah mukoza e dëmtuar dhe shtypni aplikatorin. Përmbajuni rreptësisht udhëzimit për përdorim. Doza e rekomanduar nuk guxon të ndryshohet.

Dozimi Nga 2-3 stërpikje, 3- 4 herë në ditë, gjymë ore para ushqimit. Te fëmijët më të vegjël se 3 vite, gjatë stomatiteve aftoze të vështira, rekomandohet trajtim afatshkurtër në kohë prej 1 deri dy ditësh. Mos tejkalohet doza ditore e rekomanduar. Nëse e keni tejkaluar dozën e rekomanduar ditore të Proaftol-it konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj. Nëse e keni huqur (harruar) dozën e Proaftolit mos e kompensoni dhe vazhdini me përdorimin e rregullt

Veprimet e mundshme të padëshiruara Ashtu si edhe materiet tjera, Proaftoli mund të shkaktojë reaksione alergjike. Reakcioni hipersensitiv është lokal dhe kalon me ndërprerjen e aplikimit.

2Përbërja
25% propolis në alkool të holluar, vajra eterike të: sherbelës 0,4g.; mendrës 0,6g.; anasonit 0,3g., mentolit 0,6g. dhe anestezin 3,0g në 100 ml(p/v).
3Ruajtje
Te mbahet ne vend  te thatë dhe i ftohtë deri në 25 ° C, të mbrojtur nga rrezet e diellit. Mbani larg fëmijëve!
4Data e skadences

Deri në 5 vjet.

5Paketimi
20ml në një shishe qelqi më i lartë / kuti kartoni
6Afisho Rasti