ProBaby Bronchi Super

Probebi bronhi super është biokompleks i përbërë i materieve bimore dhe antiinfektive (flavonoide, terpene, acide aromatike, estre, etj.

1Përshkrim

Veprimi:

Probebi bronhi super është biokompleks i përbërë i materieve bimore dhe antiinfektive (flavonoide, terpene, acide aromatike, estre, etj. Bartës tjerë të ndikimit farmakodinamik të probebi bronhi super janë propolisi dhe nenexhiku. Ndikimi antibakterial drejtohet mbi 74 lloje bakteriale të baktereve patogjene dhe jopatogjene: 20 lloje na Staphylococcus përfshirë edhe llojet rezistente në meticilin, ampicilin gentamicin, lincomicin, cloxacilin), 10 lloje të Streptococcus, Enterococcus, Proteus, Myc.tuberculosis,brucelosis.

Probebi bronhi super është dyfish efikas gjatë infeksioneve të shkaktuara nga bakteret Gr+. Efekti antiseptik dhe antiinfektiv i probebi bronhi super i dedikohet ndikimit të zhalfisë, anisit dhe vajrave tjera eterike. Flavonoidet (akacetin dhe kvarcetin) nga propolisi e forcojnë murin kapilar, e rrisin aftësinë e proteineve të serumit (posaçërisht gama globulineve) që të lidhen me histaminin, dhe me këtë e eliminojnë efektin e tij inflamator. Ndikojnë në mënyrë antioksidative (e kursejnë vitaminën C me lidhje të lidhjeve helate për metalet) e mbrojnë substance mezonukleare dhe e mbrojnë adrenalinën përmes inhibimit të enzimës 0- metil transferaza.

Nenexhiku dhe propolisi e neutralizojnë virusin Herpes simplex, virusin e gripit A2. Ndikimi antimikotik i probebi bronhi super drejtohet mbi të gjitha llojet e Candida albicans.

Probebi bronhi super merr pjesë aktive në përgjigjen imunitare. Me rritjen e vlerës së properdinës në serum, e aktivizin rrugën alternative të komplementit me çka e rrit aktivitetin fagocitar të serumit dhe i rrit vlerat e aglutinineve në gjak.

Vajrat eterike (zhalfia, sherbela, fenikuli etj. ) e qetësojnë kollitjen, kurse me zbutjen e mukozës e lehtësojnë nxjerrjen e gëlbazës me çka lehtësohet frymëmarrja. Kanë efekt antiinfektiv, i zvogëlojnë shtrëngimet në stomakun e foshnjës/fëmijës. I rregullojnë gazrat, e zvogëlojnë dhimbjen gjatë gëlltitjes dhe e lehtësojnë ushqimin.

Probebi bronhi super kanë shije të këndshme dhe foshnjet/fëmijët e përballojnë lehtë.

Probebi bronhi super lehtësisht e eliminojnë erën e pakëndshme nga goja. Probebi bronhi super nuk e çrregullon florën normale të zorrëve dhe nuk shkakton rezistencë të baktereve.

Probebi bronhi super e zvogëlon toksicitetin e antibiotikëve, e parandalon shumimin e Candida albicans që e imponon nevojën për përdorimin e tyre të përbashkët gjatë gjendjeve më të rënda të sëmundjeve.

Indikacionet: tradicionalisht përdoren gjatë infeksioneve akute dhe kronike të laringut, rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, afteve, infeksioneve me herpes simpleks, gjendjeve të gripit dhe të rekonvalescencës, proceseve ndezëse të gingivës, erozioneve të dhimbshme në gojë dhe gjatë daljes së dhëmbëve.

Kontraindikacione: Probebi bronhi super nuk duhet të përdoren nga persona që janë alergjikë në përbërësit e preparatit.

Mënyra e përdorimit: Probebi bronhi super: Për fëmijët mbi 3 vjet: deri 30 pika gjatë ditës, të ndarë në 3 ose 4 doza para ushqimit ose duke lyer mishrat dhe mukozën në zgavrën e gojës.

.

SHËNIM: Produkti është një shtesë ushqimore. Nuk rekomandohet për njerëz të ndjeshem. Nuk duhet perdorur sin je zevendesim I ndonje ushqimi te ndryshem.
Ne pëlhurë lë gjurmë që janë të vështirë për të hequr. Ajo nuk përmban ngjyra artificiale ose prezervative.
Te  mos tejkalohet  doza e rekomanduar …
-Paralajmërim (predupreduvanje)

2Përbërja
10% propolis në tretës joalkoolik, vajra eterike të sherbelës 0,2 g.; nane 0,4 g.; fenikuli 0,5 g.; anis 0,1 g.; eukaliptus 0,1g.; mentol 0,2 g. në 100 ml
3Ruajtje
Te mbahet ne vend  te thatë dhe i ftohtë deri në 25 ° C, të mbrojtur nga rrezet e diellit. Mbani larg fëmijëve!
4Data e skadences
  • Deri në 5 vjet.
  • E shkrojtur  në paketimin e jashtem.
  • Rishikimi i fundit i manualit 04/2015
5Paketimi
Pika: 10ml në një shishe qelqi me pikatore / kuti kartoni